By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i memorialit në Prishtinë kushtuar zyrtarëve policorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Vendoset gurthemeli i memorialit në Prishtinë kushtuar zyrtarëve policorë
Uncategorized

Vendoset gurthemeli i memorialit në Prishtinë kushtuar zyrtarëve policorë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/30 at 11:33 AM
Kosova Times Published August 30, 2025
Share
SHARE

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është bërë vendosja e gurthemelit të memorialit kushtuar zyrtarëve policorë, si simbol nderimi dhe kujtimi për veprën dhe sakrificën e tyre që dhanë jetën në krye të detyrës.

 

Ceremonia u mbajt në lagjen “Dardania”, pikërisht në vendin ku 18 vjet më parë, më 30 gusht 2007, ra në krye të detyrës zyrtari policor Triumf Riza.

Drejtues të institucioneve shtetërore dhe të Policisë së Kosovës bënë homazhe përkujtimore pranë pllakës së ngritur në vendin e rënies së tij dhe më pas vendosën gurthemelin e memorialit, i cili do të kujtojë përherë sakrificën e zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Triumf Riza ishte jo vetëm një polic i guximshëm, por mbi të gjitha një njeri me vlera të larta dhe vendosmëri të rrallë.
“Triumf Riza, para se të ishte një polic i guximshëm, ishte një njeri i guximshëm. Kam pasur fatin ta njoh edhe personalisht, në këtë lagje ku kam banuar edhe vetë. Ai u vra mizorisht me një breshëri plumbash. Ishte vetëm 20-vjeçar, i sapo inkuadruar në polici, me dëshirën për t’i shërbyer rendit publik. Ishte i përkushtuar dhe pa kompromis,” theksoi Kurti.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se institucionet e sigurisë dhe qeveria janë duke bërë të pamundurën që autorët e përfshirë në këtë krim të dalin para drejtësisë.
“Ministria, Policia dhe Qeveria po bëjnë gjithçka që është e mundur që njëri nga të akuzuarit në këtë rast të sillet para drejtësisë. Do të bëjmë çmos që ky dhe të tjerët të mos jenë larg duarve të organeve të drejtësisë,” tha ai.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e përshkroi Rizën si një oficer shembullor, i cili u privua shumë herët nga jeta.
“Triumfi ka qenë një oficer shembullor. Dora kriminale ia ndërpreu jetën shumë herët dhe e pengoi në rrugën e tij të shërbimit dhe kontributit. Drejtësia ka dështuar që kriminelët të marrin dënimin e merituar, por ne do të punojmë me përkushtim që ata të dalin para drejtësisë,” shtoi ai.

Babai i Triumf Rizës falënderoi për gjithë kujdesin institucional ndaj të birit të vrarë 18 vite më parë.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 24 zyrtarë policorë kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës, duke lënë pas një trashëgimi heroizmi dhe përkushtimi për vendin.

You Might Also Like

Qeverisja elektronike, më pak burokraci dhe reduktim i stafit

Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet

Qeveria në detyrë miraton kërkesën e MFPT-së për ndarje buxhetore

Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara

Moti në Shqipëri me kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime afatshkurtra

Kosova Times August 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi në Prekaz: Nga këtu, para së gjithash, i ka rrënjët liria

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Syla: Shefi i CIA-s anashkalon Kurtin – Mesazh i qartë për politikën vendore
Parashikimi i motit në Shqipëri
RrGK fton mediat të kenë kujdes në narracionin e krijuar për dhunën ndaj grave
Vorbat unike të Gojanit të Shqipërisë – zanati që mbahet gjallë nga babë e bir
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?