By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë
Turizëm

Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/31 at 11:26 PM
Kosova Times Published August 31, 2025
Share
SHARE

Thatësira që zgjati me javë të tëra në Kosovë dhe rajon ka bërë që Liqeni i Vërmicës të thahet dhe në shtratin e tij të kullosin bagëtitë. Pos kësaj, tharja e këtij liqeni ka vënë në vështirësi edhe bizneset që u ndërtuan buzë liqenit artificial, të krijuar nga diga e Hidrocentralit të Fierzës.

 

Në vend të ujit, Liqeni i Vërmicës është shndërruar në një shesh të gjelbër, ku kullosin bagëtitë. Në gjithë shtratin e liqenit mund të dallosh lehtë Doganën e vjetër, rrugën e kamotshme të Vërmicës dhe pjesë të tjera të relikteve të regjimit asaj kohe.

Pas fundviteve të 70-ta, me përmbytjen e kësaj zone nga diga e Hidrocentralit të Fierzës, këtu u ngritën shumë biznese që u shërbyen turistëve në të gjitha stinët.

“Këtu vijmë kogja një kohë të gjatë, e vizitojmë këtë vend, na pëlqen, ka qenë më parë pak me ujë, edhe në atë kohë kemi qenë, kur mos gaboj edhe ai bazeni i vogël ka qenë nja 20-30 cm i mbushur, edhe atëherë kemi qenë, edhe atëherë ka qenë mirë,” tha Shemsi Suka, vizitor.

Sipas banorëve të zonës dhe pronarëve të bizneseve, mungesa e ujit ka zbehur paksa kreativitetin që jepte ky peizazh.

“Ka reflektime, përveç si ambjent edhe si klimë që jepte liqeni, si pasuri, si florë e faunë që ndërlidhet me ta, por edhe në biznes, pronarët e bizneseve ankohen, sepse u ka krijuar një lloj krize,” tha Bedri Hoxha, banor i zonës.

“Puna e liqenit, pamja e Pashtrikut, gjithçka ka ndikuar pastaj, bukuria vetë ka fol, por tash herë pas here thahet edhe s’kemi çka bëjmë, është punë e zotit, por pak edhe e hidrocentralit. Normalisht kur ka ujë kemi më shumë mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia,” tha Liridon Arifaj, afarist.

Në pjesën tjetër të kufirit, në verilindje të Shqipërisë, Liqeni i Fierzës, me kapacitet mbi 3 miliardë metër kub ujë, po shënon gjithashtu shifra alarmante të rënies së nivelit të ujit. Zyrtarët atje njoftojnë se nga kuota maksimale prej 296 metrash, sot niveli i ujit është vetëm 270 metra. Diferenca 26 metra nuk është thjesht statistikë; ajo nënkupton brigje të thata dhe fshatra që ndjejnë mungesën e ujit edhe për ujitje.

Ndërkohë, teksa Kosova dhe Shqipëria presin reshjet e vjeshtës që po vjen, relievi i ri i liqenit po zbulon kujtime të mbytura prej dekadash: gurë kufiri, rrugë të harruara, ndërtesa të vogla që koha kishte besuar se do të mbeteshin përgjithmonë nën ujë, por që mund të kthehen në atraksion turistik, për të kujtuar kohën e dhimbshme të ndarjes dhe takimet e fshehta që bënin fiset e lidhjeve të gjakut në dy anët e kufirit.

 

You Might Also Like

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës

Pikëkalimi i ri nxit zhvillimin dhe turizmin malor

Kosova Times August 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli deporton Greta Thunberg, shihni si u prit në Athinë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2025
WSJ: Rusia dislokoi pesë mijë trupa në rajonin e Kurskut
Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë
Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala
Hristo Grozev i bën thirrje Perëndimit që të tërheqë gazetarët nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?