Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Dy ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e mërkura serish kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale gjatë javës, sipas IHMK-së, do të lëvizin nga 8-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius.