By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kufitare ruse ndalojnë francezin që po përpiqej të kalonte Euroazinë me biçikletë
September 6, 2025
Mijëra izraelitë protestojnë në Jerusalem: Drejt shtëpisë së Netanyahut, kanë një mesazh për Trumpin
September 6, 2025
Zbulohet shkaku i aksidentit të funikularit në Lisbonë
September 6, 2025
Të shtëna armësh në Llapashticë të Podujevës, një i vdekur
September 6, 2025
Fushë Kosova vazhdon lirimin e trotuareve nga bizneset
September 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INSTAT: Paga mesatare rritje prej 9,8% në 2024-ën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > INSTAT: Paga mesatare rritje prej 9,8% në 2024-ën
Ekonomi

INSTAT: Paga mesatare rritje prej 9,8% në 2024-ën

Kosova Times
Last updated: 2025/09/01 at 11:54 AM
Kosova Times Published September 1, 2025
Share
SHARE

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë vitit 2024 shënoi rritje prej 9,8% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 77.485 lekë.

Kjo pagë është llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, dhe mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe kontribuesit, shtetas shqiptarë e të huaj, për të cilët ndërmarrja deklaron pagë mujore bruto.

Referuar raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregun e punës për vitin 2024, 22,4 % e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2024, paga minimale zyrtare është 40.000 lekë.

Krahasuar me vitin 2023, punësimi është rritur me 1,5 pikë përqindje dhe papunësia për grupmoshën 15-74 vjeç është ulur me 0,9 pikë përqindje, çka tregon një përmirësim të përgjithshëm të tregut të punës. Në grupmoshën 15-64 vjeç, 68,6% e popullsisë janë të punësuar, 9,4% janë të papunë dhe 24,3% janë ekonomikisht joaktive, pra jashtë forcës së punës.

Kur analizohen të dhënat sipas gjinisë, vihet re se 74,9% e meshkujve në këtë grupmoshë janë të punësuar, krahasuar me 62,4% të femrave. Në të njëjtën kohë, 8,9% e meshkujve janë të papunë kundrejt 10% të femrave, ndërsa një përqindje më e lartë e femrave, 30,7%, rezultojnë jashtë forcës së punës, përkundrejt 17,7% të meshkujve.

Një tjetër tregues me rëndësi në analizën e pagave është hendeku gjinor në paga, i cili në vitin 2024 rezulton të jetë 4,9%. Të dhënat tregojnë se meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 4,9% më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2023, ai është ngushtuar me 1,2 pikë përqindje.

Forca e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 përllogaritet në 1.287.099 persona, nga të cilët 54,1% janë meshkuj dhe 45,9% janë femra. Nga kjo forcë pune, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona, me një shpërndarje të ngjashme gjinore, 54,4% meshkuj dhe 45,6% femra.

Numri i të papunëve arriti në 109.854 persona, ku 50,7% janë meshkuj dhe 49,3% femra.
Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç është 8,5%, ndërsa për grupmoshën 15-74 vjeç është 8,7%, me një diferencë gjinore ku papunësia për femrat është 1,1 pikë përqindje më e lartë sesa për meshkujt. Në terma konkretë, papunësia për meshkujt është 8,0% dhe për femrat 9,2%.

You Might Also Like

Merluc me limon dhe patate

Pushuesit grek e krhasojnë rivierën shqiptare me…

Dreka e lirë – Merrni një tenxhere të plotë dhe përgatitet për 15 minuta

Shpërndarje ushqimi nga robotët në Talin

Resorti i parë në Francë ekskluzivisht për gratë

Kosova Times September 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Kush është Rob Bauer, admirali dhe kreu i NATO-s, i cili paralajmëron se lufta mund të shpërthejë në çdo moment?
Orban: Do të bëjmë marrëveshje për mbrojtjen me Suedinë
Unitedi ia ndal hovin Liverpoolit
Katër vjeçari aksidentalisht theu një vazo të bërë më shumë se 3500 vjet më parë në një muze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?