By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti mori pjesë në edicionin e 3- të të Ulpiana Fest
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti mori pjesë në edicionin e 3- të të Ulpiana Fest
Lajme

Kurti mori pjesë në edicionin e 3- të të Ulpiana Fest

Kosova Times
Last updated: 2025/09/01 at 4:27 PM
Kosova Times Published September 1, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe deputetë të Kuvendit, mbrëmë mori pjesë në edicionin e 3- të të Ulpiana Fest, i cili u mbajt në ambientet e Parkut Arkeologjik Ulpiana.

 

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se janë në një lokalitet me vlera të larta për vendin tonë, aty ku rishtas ekipi i arkeologëve nga Kosova dhe Franca, ka zbuluar dy gjetje të rëndësishme historike të cilat dëshmojnë themelimin e qytetit Justiniana Secunda si qytet Dardan, si dhe rëndësinë e Ulpianës në antikitetin e vonë dhe në mesjetën e hershme.

“Këto pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike tashmë janë në pronësi publike, ju përkasin të gjithëve, na bashkojnë të gjithëve, gjë që do të mundësojë qasje në hulumtimet e mëtutjeshme dhe të sigurojnë ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm si vlerë e përbashkët dhe universale”, tha kryeministri Kurti.

Ai gjithashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin shumëvjeçar mes Kosovës dhe Francës, në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të profesorëve dhe të arkeologëve francezë në mbështetjen e dhënë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike në Kosovë. Andaj, me këtë rast, ai ndau mirënjohjen në nderim të prof.dr. Jean-Luc Lamboley, për kontributin e tij të rëndësishëm në arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës. Në mungesë të prof Lamboley, mirënjohjen në emrin e tij e pranoi arkeologu francez Christophe Goddard.

Për dy ditë me radhë vizitorët kanë pasur mundësinë që në Parkun Arkeologjik, të shohin nga afër trashëgiminë e Dardanisë përmes punëtorive krijuese, lojërave tradicionale, ushqimit vendor dhe shfaqjeve artistike.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times September 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

ShBA kërkon rishqyrtim të vendimit për dinarin, Bislimi thotë që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Koreja e Veriut lëshon edhe dy raketa balistike në detin e saj lindor
Femra denoncon sulmin në Suharekë, pas degjimit dërgohet në strehimore
Ministri Krasniqi: Qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga Lista serbe
Rizvanolli Shalës: Derisa PDK-ja s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare, s’do të përgjigjem në pyetjet tuaja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?