“Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale,” thuhet në deklaratën e Kryeziut postuar në Facebook.

Ai thekson se kryeministri Kurti asnjëherë nuk e ka refuzuar ftesën për të dëshmuar, përkundrazi, ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë.

“Sipas Kryeziut, Kurti ka respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij – një praktikë që, sipas zëdhënësit, ka ndodhur edhe më parë.”

Lidhur me rastin e kanosjes, Kryeziu sqaron se “zyrtarët hetues të autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar kryeministrin Kurti pikërisht në zyrën e tij më 10 qershor 2025”.

Deklarata përfundon duke konfirmuar se Kurti sot është paraqitur në gjykatë si palë e dëmtuar.