By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës
Lajme

Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/03 at 8:45 PM
Kosova Times Published September 3, 2025
Share
SHARE

Katër mësonjëtore në bodrumin e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përmbytur nga ujërat e zeza të kanalizimit të lagjes dhe kjo nuk është hera e parë. Ndërsa klasat janë pastruar dhe rikthyer në gjendje normale për vazhdim të mësimit.

 

Drejtoria e shkollës  dhe  Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë janë përkushtuar që ky problem në tërësi të përmbyllet sa më parë, ndërsa klasat janë të gatshme për vazhdim të procesit mësimor. Megjithatë, prindër dhe nxënës kanë protestuar që nxënësit mos të vazhdojnë mësimin në ambientet e prekura nga ujërat e zeza.

Të shqetësuar prindër dhe nxënës të klasave të pesta të cilët e kanë zhvilluar procesin mësimor në katër mësonjëtore në bodrumin e shkollës fillore “Ismail Qemali” të cilat ishin ndotur nga ujërat e zeza, protestuan në oborrin e shkollës.

“Po  e shoh në çfarë shkolle është tu ardhur edhe në ditën e dytë të shkollës në vend t’i bëjë 5 orë, ajo erdhi pas dy orëve edhe për kushtet ku s’kanë pasur ku të mbanin mësim, kanë mbajtur mësim në orën e fundit në oborr, për shkak të vërshimit të kanalizimit edhe as shiu as bora e çka presim na më vonë”, tha Nakshije Gjonbalaj, familjare.

Problemi i përmbytjes së mësonjëtoreve në bodrumin e shkollës, i cili kishte ndodhur edhe tri herë gjatë vitit, ishte menduar që po vjen nga reshjet. Por, sipas drejtoreshës së shkollës, Mimoza Krasniqi, me identifikimin se ky problem po vjen nga kanalizimi i lagjes, ka ndodhur edhe mobilizimi i të gjitha instancave përgjegjëse.

Mimoza Krasniqi – Drejtore e shkollës “ Ismail Qemali “, Prishtinë

“Kemi thirrur dhe e kemi bërë më madhore ne si drejtori që të bëhet një ndërhyrje për shkak të ujit që ka hy në shkollë, drejtoria iu ka përgjigj thirrjes, punimet kanë filluar, besoj që ky problem ka me u mënjanuar në mënyrë të përhershme”, tha Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.

Sipas saj, tashmë klasat janë pastruar, lyer, dezinfektuar dhe ajrosur dhe janë të gatshme të përdoren për vazhdimin e procesit të mësimit.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times September 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plenkoviq për deklaratën e Milanoviqit: Askush nuk e aneksoi Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Një autobus që transportonte turistë është përmbysur në Karelia te Rusise
Osmani: Sot mund të ishte ditë feste edhe ke ne, urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me BE-në
Austria bllokoi një paketë të re sanksionesh të BE-së kundër Rusisë
Ish-presidenti serb: Historia s’njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?