Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 40 aktakuza kundër 46 personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona, ndërsa janë parashtruar 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër 4 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë ndaluar 4 persona, janë parashtruar 2 kërkesa për paraburgim dhe janë ngritur 13 aktakuza ndaj 13 personave.
Prokuroria në Prizren ka parashtruar 2 kërkesa për paraburgim dhe ka ngritur 8 aktakuza ndaj 9 personave. Në Pejë është ngritur 1 aktakuzë, në Gjilan 2 aktakuza ndaj 3 personave, ndërsa në Gjakovë janë ndaluar 3 persona dhe janë ngritur 5 aktakuza ndaj 8 personave.
Në Mitrovicë janë ndaluar 3 persona dhe janë ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave, kurse në Ferizaj janë ngritur 7 aktakuza ndaj 8 personave.
Prokurori i Shtetit vijon të mbikëqyrë nga afër rastet dhe angazhohet për zbardhjen dhe ndëshkimin e veprave penale, në funksion të sigurimit të rendit dhe ligjit në vend.