By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evakuime në Kaliforni për shkak të stuhive të fuqishme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Evakuime në Kaliforni për shkak të stuhive të fuqishme
Rajon / Botë

Evakuime në Kaliforni për shkak të stuhive të fuqishme

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 1:06 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë të martën, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Po ashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim.

Si pasojë e motit të keq, rrugët janë vërshuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një njoftim se disa zona do të Kalifornisë do të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm.

“Shirat të martën do të përkeqësojnë vërshimet dhe do të rrezikojnë që të ketë vërshime të reja dhe rrëshqitje të dheut”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Parashikuesit e motit po ashtu paralajmëruar se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra që mund të arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërkaq disa zona mund të përballen me shira deri në 12.7 milimetra në orë.Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14, pasi të hënën edhe dy persona, përfshirë një të pastre, vdiqën për shkak të rrëzimit të druve, thanë zyrtarët shtetërorë.

Autoritetet e rrugëve në Kaliforni thanë se disa nga autostradat shtetërore janë mbyllur për shkak të vërshimeve, rrëshqitjes së dheut dhe stuhisë së borës.

Urdhër për evakuim është lëshuar në qarkun e Santa Kruzit që ka rreth 32.000 banorë.

Një djalë 5-vjeçar është zhdukur pas vërshimeve të hënën. Nëna e tij ishte duke vozitur një makinë kur ajo u mor nga uji afër Paso Robles. Qytetarët arritën ta nxirrnin atë nga makina, por djali i saj u rrëmbye nga uji.

Autoritetet e kërkuan atë për shtatë orë dhe gjetën një prej këpucëve të tij, por zyrtarët ndërprenë operacionin e kërkimit për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Po ashtu, afër 10.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen edhe nga Santa Barbara.

Në Motecito, ku jetojnë edhe Princi Harry, Oprah Winfrey dhe personalitete të tjera, banorët po ashtu u urdhëruan të evakuohen. Në këtë vend, pesë vjet më parë, 23 persona vdiqën dhe mbi 100 shtëpi u shkatërruan për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Edhe në Los Anxhelos ka pasur stuhi gjatë të hënës. Dhjetëra mijëra persona mbeten pa energji, teksa ky rajon u përball me erëra deri në 60 kilometra në orë.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova barazon në miqësoren ndaj Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova Times Kosova Times November 16, 2022
Një ditëlindje pa Mirush Kabashin` sonte në Gjakovë
Policia dhe IKMT ndërhyrje të paligjshme te Prestige Resort, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?