Sipas tij, partitë opozitare, në pjesën e parë të bllokadës, refuzuan ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa tani, në pjesën e dytë, po refuzojnë ta votojnë një nënkryetar nga pakicat serbe që nuk i përket Listës Serbe.

“Kushtetuesja është para një vendimi të madh. Gjykata nuk ka çfarë të interpretojë për tej Kushtetutës. Ose do të hapet rruga që Kuvendi do të vazhdojë ose do të vazhdojmë në zgjedhje të reja. Skenari i tretë është më i keqi i mundshëm. Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, një skenar që ja jep Listës Serbe dhe Beogradit, të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jetë peng i Listës Serbe. Ne e kemi Kuvendin dhe do ta kemi qeverinë”, theksoi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.