By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani dorëzon nesër në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit
September 8, 2025
Aliçkaj zbulon detaje nga takimi me Kurtin – jep mesazhin e fortë
September 8, 2025
“Regjimi i Vuçiçit në kundërsulm, Moska e mbështet atë”: Austrian Standard për Serbinë
September 8, 2025
Ambasadori i Finlandës: Kosova është në rrugën e duhur drejt BE-së
September 8, 2025
Ish-shefi i VBA-së: Komandanti i Divizionit të 63-të të Parashutistëve u shkarkua gjithashtu, thotë se nuk do të dalë kundër popullit
September 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës
Lajme

Bajrami: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/07 at 2:55 PM
Kosova Times Published September 7, 2025
Share
SHARE

Akademik Arsim Bajrami, tha se me Kushtetutën e Kaçanikut, populli shqiptar në Kosovë materializoi aspiratat e veta shekullore për liri dhe barazi, aspirata të cilat për dekada me radhë ishin mohuar e ndëshkuar nga pushteti serb e jugosllav. Ai tha se Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës.

 

“Duke u mbështetur në të drejtën universale të vetëvendosjes dhe në vullnetin sovran të popullit shqiptar, të shprehur në mënyrë plebishitare në gjithë Kosovën për subjektivitetin politik e juridik të saj, më 7 shtator 1990, në mbledhjen e përbashkët të tri dhomave të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik, u miratua dhe u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ky akt i madh historik pasoi Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe u shoqërua me nxjerrjen e Ligjit për zgjedhjet, si dhe vendime të tjera të rëndësishme për funksionimin e Kuvendit. Me këtë Kushtetutë, populli shqiptar në Kosovë materializoi aspiratat e veta shekullore për liri dhe barazi, aspirata të cilat për dekada me radhë ishin mohuar e ndëshkuar nga pushteti serb e jugosllav. Ajo shënoi kulmin e kërkesave legjitime që filluan të artikuloheshin fuqishëm në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1968 e 1981, me kërkesën themelore që Kosova të konstituohej si Republikë e barabartë me njësitë tjera federale të ish-Jugosllavisë”, shkroi Bajrami në ‘Facebook’.

Sipas tij, ndryshe nga Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e vitit 1974, Kushtetuta e Kaçanikut përmbante një tekst të shkurtër, por thelbësor, i cili përcaktonte një organizim plotësisht të pavarur politik e kushtetues.

“Ajo mbështetej mbi parimet e sovranitetit të popullit, lirisë së veprimit politik, pluralizmit ekonomik, tregut të lirë dhe kushtetutshmërisë e ligjshmërisë si themel i rendit juridik. Pas shpalljes së Kushtetutës, Serbia reagoi me dhunë e represion të paprecedent. Me masa të dhunshme dhe metoda të okupimit policor, pushteti serb shkatërroi ekonominë kosovare, arsimin, shëndetësinë dhe institucionet kulturore e informative, duke përjashtuar në mënyrë masive nga puna punëtorët shqiptarë. Në të njëjtën kohë, proceset e shpërbërjes së Jugosllavisë sollën shpalljen e pavarësisë së katër republikave federale. Në këtë kontekst, Kuvendi i Kosovës, në shtator 1990, miratoi Rezolutën për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran dhe vendosi mbajtjen e referendumit popullor. Ky referendum u zhvillua më 26–30 shtator 1991 dhe, me pjesëmarrje prej 87% të trupit elektoral, mbi 99% e qytetarëve votuan për Kosovën e pavarur. Në vitin 1991, pata nderin dhe përgjegjësinë që, së bashku me juristin Lazim Salihu, të hartojmë gjashtë amandamentet e Kushtetutës së Kaçanikut, të cilat mundësuan mbajtjen e referendumit të pavarësisë dhe të zgjedhjeve të para parlamentare e presidenciale në vitin 1992”, tha ai,

Duke shtuar se Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës, një akt i lirisë dhe i vizionit politik, i cili i dha drejtim të pakthyeshëm procesit të pavarësisë së vendit.

“Lavdi dhe respekt i përjetshëm për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që miratuan Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 Shtator 1990”, tha ai.

You Might Also Like

Osmani dorëzon nesër në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Aliçkaj zbulon detaje nga takimi me Kurtin – jep mesazhin e fortë

Ambasadori i Finlandës: Kosova është në rrugën e duhur drejt BE-së

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës në Apelin e GJKKO, gjykata lë në qeli ish-Presidentin e Republikës

Kosova Times September 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Njësia B2 e KEK-ut kthehet në funksion dhe në gjendje të qëndrueshme

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Ministri i Industrisë dhe Tregtisë njofton bllokimin e 500 milionë dollarëve pjesë rezervë të avionëve rusë në SHBA
Osmani shtyn zgjedhjet në veri për në prill
Ukraina akuzon liderin e Kishës Ortodokse për qëndrime pro-ruse
Voton Abdixhiku, inkurajon qytetarët të votojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?