By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 25 zotimet e Kurtit nga valuta digjitale, hekurudha Prishtinë–Durrës deri te dronët “Made in Kosova”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 25 zotimet e Kurtit nga valuta digjitale, hekurudha Prishtinë–Durrës deri te dronët “Made in Kosova”
Lajme

25 zotimet e Kurtit nga valuta digjitale, hekurudha Prishtinë–Durrës deri te dronët “Made in Kosova”

Kosova Times
Last updated: 2025/09/08 at 9:22 AM
Kosova Times Published September 8, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është votuar unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Në mbledhjen e 59-të të këtij organi, Kurti prezantoi 25 zotime dhe një sërë programesh të reja që do të jenë boshti i mandatit të ardhshëm qeverisës.

“Mandatin e ri do ta mbushim me projekte madhore që e thellojnë progresin dhe e lartësojnë republikën tonë”, tha Kurti në fjalën e tij, duke shtuar se Vetëvendosje e kërkon mandatin e tretë sepse “ne e dimë se çka duam, sepse ne e duam popullin”.

Ndër projektet kryesore të paralajmëruara janë: nisja e valutës digjitale të Kosovës, ndërtimi i një Kulle të Teknologjisë në kryeqytet dhe programi “Anembanë” për një rrjet të integruar të transportit publik në gjithë territorin.

Për ekonominë, Kurti njoftoi krijimin e një Banke Zhvillimore me fond prej 1 miliard euro për prodhim e biznese dhe investime deri në 500 milionë euro për transformimin e Brezovicës në destinacion modern turistik.

Në aspektin social, Kurti premtoi skemë të re për gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat, duke shtuar se “secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për nipa e mbesa të moshës prej 13 deri 36 muaj, kur prindërit punojnë, do të marrin 100 euro shtesë çdo muaj”.

Ai theksoi gjithashtu se paga minimale do të rritet mbi 500 euro dhe nuk do të tatohet.

Në arsim e shëndetësi, Kurti u zotua për zgjerimin e bursave për studentë, përfshirë edhe ata në universitete private, për përfshirje universale të fëmijëve 5-6 vjeç në ciklin parafillor, ndërtimin e spitaleve të reja në Mitrovicë e Ferizaj, si dhe rritjen e buxhetit për barnat esenciale deri në 100 milionë euro.

Në sektorin e energjisë, Kurti paralajmëroi ndërtimin e pesë digave të reja dhe modernizimin e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Kurti vendosi theks të madh edhe tek infrastruktura rrugore e hekurudhore.

“Synimi ynë është që investimet kapitale të kalojnë 1 miliard euro në vit”, tha ai, duke përmendur ndërtimin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, rrugës Prizren–Tetovë, autostradës Prishtinë–Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë, autostradës Duhël–Shtime–Banullë, rrugës së Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun, si dhe rrugëve Deçan–Plavë e Pejë–Rozhajë.

Po ashtu, Kurti njoftoi se do të finalizohet edhe ndërtimi i Portit të Thatë.

Sa i përket sigurisë, ai tha se për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro brenda mandatit të ardhshëm dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Një tjetër objektiv madhor mbetet integrimi evropian. “Qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 të kemi përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e BE-së, drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi Kurti.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Kosova Times September 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2025
Krasniqi kritikon Qeverinë Kurti për kundërshtim të aleatëve
Ministri i Jashtëm maqedonas paralajmëron “efekt domino” në Ballkan
Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipërii: Rusta: Do ‘paketojnë’ peshqit e mëdhenj
Vargjet e këngëve të Halidit jehonin në të gjithë Skenderijën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?