By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit
October 31, 2025
Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s
October 31, 2025
Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë
October 31, 2025
Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot
October 31, 2025
Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia i arreston, drejtësia i liron, vetgjyqësia “triumfon”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Policia i arreston, drejtësia i liron, vetgjyqësia “triumfon”!
Opinion

Policia i arreston, drejtësia i liron, vetgjyqësia “triumfon”!

Kosova Times
Last updated: 2025/09/08 at 9:12 PM
Kosova Times Published September 8, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Shkodra u gdhi sot nën zhurmën e kallashnikovit. Në orët e para të mëngjesit qyteti u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Brenda pak muajsh, ky është viktima e 11-të që i shtohet bilancit të dhunës. Përsëritja e skenarit është bërë tashmë e njohur: armët flasin mes qytetit, shënjestrat bien, paniku mbizotëron.

Autori i dyshuar i kësaj masakre, sipas burimeve zyrtare, është një person me precedentë penalë. I arrestuar, i dënuar, por çuditërisht i liruar pas një kohe të shkurtër, ai kthehet përsëri në terren për të vijuar rrugën e krimit. Arrestimi i tij pas ngjarjes u bë falë një sërë gabimesh gjatë arratisjes, çka ngre pyetjen e hidhur: sa jetë do të ishin kursyer nëse sistemi i drejtësisë do të kishte vepruar siç duhet?

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar. Nga Shkodra në Elbasan, nga Vlora në Fier, nga Tirana në Durrës – tabloja është e njëjtë. Gjyqtarë të korruptuar, vendime të dyshimta, dënime “me hatër” që hapin derën për recidivistët. Në vend të paqes sociale, prodhohet frikë, pasiguri dhe mbi të gjitha – vetëgjyqësi. Një vetëgjyqësi që, fatkeqësisht, nuk po i drejtohet atyre që marrin vendime të padrejta në sallat e gjyqit, por po bie mbi qytetarët e pambrojtur.

Në këtë kontekst, Policia shpesh del si e vetmja hallkë që përpiqet të vendosë rend, por pa një drejtësi funksionale, puna e saj mbetet e pavlerë. Kap, arreston, i dorëzon dosjet e rënda, dhe më pas… dyert e burgjeve hapen shumë shpejt. Ky cikël i sëmurë nuk është thjesht një dështim institucional, është një tradhti ndaj shoqërisë.

Pyetja e madhe që sot i imponohet opinionit publik është: deri kur? Deri kur do të vazhdojë kjo “lojë me jetë njerëzish”, ku të fortët e krimit ndihen mbi ligjin, ndërsa qytetari i thjeshtë rrezikon të jetë viktima e radhës? Deri kur drejtësia do të vazhdojë të jetë palë me krimin, dhe jo armiku i tij?

Sot, Shkodra është shembulli më i freskët i një sistemi që nuk funksionon. Dhe sa kohë që ky sistem mbetet i kapur, nuk ka as rend, as paqe sociale. Ka vetëm frikë, dhunë dhe jetë të pafajshme të humbura.

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Kosova Times September 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Sergio Varela: Si të gatuash një pjatë në dukje të ndërlikuar, duke kursyer shumë kohë?

Kosova Times Kosova Times October 9, 2025
Pse raketat e Rusisë në Ukrainë kanë ndikim të kufizuar?
A mund të ndikojë konflikti izraelito-palestinez në çmimet e naftës së papërpunuar?
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?