By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë
Lajme

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/09 at 8:37 PM
Kosova Times Published September 9, 2025
Share
SHARE

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është pajisur me fluturaket pa pilot Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nismë shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të FSK-së, por sipas ekspertëve të aviacionit, Kosova duhet të ketë staf profesional, të shkolluar e të trajnuar për menaxhimin e këtyre dronëve.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bazat e saj tashmë ka arritur t`i vendosë edhe fluturaket pa pilot. RQ-20 Puma janë fluturaket që Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blerja e këtyre fluturakeve nga Kosova po shihet si kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

Por, sipas ekspertëve të aviacionit, Kosova duhet të ketë staf profesional të trajnuar e shkolluar për menaxhimin e këtyre dronëve.

Afrim Aziri thekson se në një kohë kur luftërat karakterizohen gjithnjë e më shumë nga përdorimi i dronëve në operacione luftarake, është jetike që Kosova të ketë kapacitete të plota njerëzore në përdorimin e këtyre mjeteve.

“Trendi është tash të zhvillohen edhe pilot të dronëve, të fluturakeve pa pilot. Është në rritje e sipër kërkesa për ta sidomos lufta Ukrainë-Rusi e ka dëshmuar që betejën po e fiton ajri jo toka dhe rezultate më të mëdha po arrihen me sulme ajrore, sidomos me fluturake pa pilot”, tha, Afrim Aziri, ekspert i aviacionit.

Por, për çfarë mund të përdoren këto fluturake?

“Ne jemi në mbrojtje, nuk kemi asparita territoriale ndaj askujt edhe mirë do të ishte të ngriten kapacitetet për monitroim, vëzhgim të kufirit, për fluturime inteligjente, përcjellje, mbrojtje kibernetike edhe nga ajri përmes sisteme të avancuara”, deklaroi Aziri.

Në anën tjetër, njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se sikurse çdo vend tjetër demokratik, edhe Kosova duhet t`i këtë kapacitetet e veta mbrojtëse, sidomos duke marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, është në aleancë me shtetet demokratike dhe synon anëtarësimin në NATO, dhe duhet të përgatitet ashtu siç përgatitet një shtet bashkëkohor në BE ose prej partnerëve strategjikë në botë”.

Në një kohë kur siguria rajonale mbetet e ndjeshme, ndërtimi i kapaciteteve mbrojtëse të avancuara vlerësohet si domosdoshmëri.

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Dyshime për varr masiv në Mitrovicën e Veriut

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

Kosova Times September 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të plagosurit nga Kosova largohen nga Spitali në Novi Pazar, vendosen ne Beograd

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
“Putini mori një vendim për përgjigjen ndaj sulmit të Ukrainës në Kursk, të gjithë do të ndëshkohen rëndë”
Në Prizren mbahet `Dita e Hapur`, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve
Policia shqipton 1822 gjoba në trafik brenda 24 orëve
CNBC shkruan për zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?