Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 28 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2350 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 21 ka dërguar në mbajtje.