By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
Lajme

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Kosova Times
Last updated: 2025/09/10 at 3:37 PM
Kosova Times Published September 10, 2025
Share
SHARE

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) raporton se ka realizuar auditimin e performancës “Efektiviteti i Sistemit për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve në Kosovë” për periudhën 2022-2024 dhe ka vlerësuar trajtimin e ankesave, planifikimin dhe realizimin e inspektimeve, zbatimin e strategjive dhe programeve, ndërgjegjësimin publik dhe koordinimin ndërinstitucional.

 

Sipas ZKA-së, rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht përpjekjeve institucionale, konsumatorët në Kosovë nuk gëzojnë mbrojtje reale, të drejtë dhe efektive, si dhe institucionet nuk arrijnë të garantojnë transparencë dhe përgjegjësi të plotë në këtë drejtim.

“Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është i koordinuar mirë, dhe paraqet dobësi të theksuara pothuajse në secilën hallkë të tij. Procedurat për trajtimin e ankesave nuk janë të qasshme, të unifikuara dhe nuk monitorohen në mënyrë sistematike e të verifikueshme, duke pamundësuar sigurimin e një mbikëqyrjeje të besueshme dhe transparente për ecurinë dhe zgjidhjen e rasteve.

Inspektimet kryhen kryesisht pas ankesave individuale dhe jo në bazë të analizës së rrezikut. Strategjitë dhe planet për mbrojtje të konsumatorëve nuk përcjellën me veprime konkrete e të matshme, ndërsa fushatat për ndërgjegjësim janë të kufizuara dhe nuk arrijnë te të gjithë qytetarët. Koordinimi ndërmjet institucioneve është i dobët dhe mungon një sistem i integruar për ndarjen e të dhënave dhe ndjekjen e përbashkët të rasteve”, thuhet ne raport.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se mangësitë e identifikuara në funksionimin e Sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtën e qytetarëve për produkte dhe shërbime të sigurta, informim të qartë dhe mekanizma efektivë për mbrojtje.

Për të rritur efektivitetin e trajtimit të ankesave, forcimin e inspektimeve, rritjen e ndërgjegjësimit dhe koordinimin ndërinstitucional për mbrojtjen e konsumatorëve, ZKA-ja ka dhënë 13 rekomandime.

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kurti në Forumin e Paqe në Paris: NATO na çliroi, demokracia na zhvilloi

Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga

Kosova Times September 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raiffeisenbank ndërpreu pagesat e importit paralel në Rusi

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Parlamenti i Gjeorgjisë anulon projektligjin për “agjentët e huaj”
Si dhe pse ndodhi përleshja në burgun e Idrizovë?
Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?