By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hibridet e specit sombor dyfishojnë prodhimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Hibridet e specit sombor dyfishojnë prodhimin
Bujqësi

Hibridet e specit sombor dyfishojnë prodhimin

Kosova Times
Last updated: 2025/09/11 at 9:54 AM
Kosova Times Published September 11, 2025
Share
SHARE

Farërat hibride të specit sombor këtë vit kanë thyer rekord në prodhim, duke sjellë rendiment dyfish më të lartë sesa farërat tradicionale të këtij lloji. Ekspertët bujqësorë po vlerësojnë se hibridi i specit sombor ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke arritur deri në 60 tonë për hektar. Madje, kjo ka shtyrë disa bujq të shkatërrojnë plantacionet me mollë, për shkak të çmimit të ulët të tyre, dhe t’i zëvendësojnë me këtë lloj hibridi të specit sombor.

 

Rexhep Spahiu nga fshati Llugagji i komunës së Lipjanit thotë për emisionin Toka në RTK se, edhe përkundër kushteve jo të favorshme klimatike, nga tre llojet e mbjella me speca sombor, njëri hibrid ka rezultuar më i suksesshëm se të tjerët.

“Një hibrid i specit sombor ka rezultuar shumë i suksesshëm në krahasim me farat e vjetra, ku rendimenti ka dalë më shumë se dyfish më i lartë,” thotë Spahiu.

Ai shton se sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë kanë të instaluar sistemin pikë-pikë të ujitjes, mekanizëm që ka ndikuar që specat të zhvillohen mirë edhe në temperaturat e larta që po mbretërojnë në vend.

Spahiu tregon se, duke parë që plantacionet e mollëve nuk po sillnin fitim, ka shkatërruar disa hektarë të mbjella me mollë, edhe pse të pajisura me sistem kundër breshrit dhe tashmë po kultivon speca të llojeve të ndryshme në ato sipërfaqe.

“Shitja nuk është problem, pasi pothuajse e tëra eksportohet jashtë vendit, ndërkohë që edhe çmimi është i kënaqshëm. Porse, problematikë e vazhdueshme mbetet fuqia punëtore. Vetëm në procesin e vjeljes, brenda ditës angazhojmë deri në 30 punëtorë,” thotë Spahiu.

Se rendimenti i specave somborë këtë vit është i lartë, e pohon edhe agronomi Sylejman Bajrami, i cili është i angazhuar drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e sipërfaqeve të mbjella me spec sombor dhe pemishtet e Rexhep Spahiut në Llugagji të Lipjanit.

Bajrami për emisionin ‘Toka’ në RTK thotë se ky rendiment i lartë i specave sombor është arritur falë ngritjes profesionale të fermerëve, të cilët kanë filluar të përdorin fara cilësore.

“Të gjitha llojet e mbjella të somborit në Llugagji këtë vit kanë pasur më pak sëmundje dhe dëmtues, falë qasjes profesionale të trajtimit kundër tyre,” thotë Bajrami.

Eksperti i bujqësisë, Besim Sahiti, shprehet se rendimentet e larta që po arrihen vitet e fundit në vendin tonë vijnë falë përgatitjes më të mirë profesionale të fermerëve.

“Në Kosovë, 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella me spec janë në fushë të hapur, ndërsa krahas specit sombor dominojnë edhe speci i kuq dhe ai i gjatë,” thotë Sahiti.

Ai thotë se, për të rritur suksesin në aspektin komercial, fermerët duhet të zëvendësojnë farërat e thjeshta me ato hibride cilësore.

“Krahas rendimentit, dallimi qëndron edhe në formë, shije dhe qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike,” shton Sahiti për emisionin ‘Toka’ në RTK.

You Might Also Like

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Rreziku nga `Gjuha e Kaltër`, ndalohet importi i kafshëve nga Mali i Zi

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Konfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë

100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së

Kosova Times September 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / BotëUncategorized

DASh për takimin midis Vulin dhe Putin: SHBA vlerëson partneritetin e Serbisë në luftën kundër agresionit rus dhe faktin që ofron ndihmë humanitare për popullin ukrainas

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Kurti konfirmon se po zhvillohen negociata për çështjen e targave
Fundi i Shengenit?
45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj bruto
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?