Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, i cili bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit, tha se sulmi i 11 shtatorit 2001 ishte sulm ndaj vlerave të lirisë .

 

“Populli ynë shqiptar gjendet krah popullit amerikan. Jemi shumë mirënjohës dhe solidarizohemi me ta në këtë ditë të vështirë, ku 24 vjet më parë afër 3 mijë viktima, qytetarë amerikanë, pësuan, ndër ta edhe tre shqiptarë”, tha kryetari Basha.

Kreu i Kuvendit shtoi se Kosova qëndron krahas vlerave të përbashkëta që ndan me popullin amerikan për lirinë dhe demokracinë dhe kundër çfarëdo terrori që i kundërshton apo i lufton këto vlera.

Ai tha se Kosova do të qëndrojë krah SHBA-ve në luftimin e terrorizmit.