Niko Peleshi është propozuar si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Ndërkaq për nënkryetar, ai ka thënë se propozohet Klodiana Spahiu.
“Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi ai.