By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jevtiq kërkon nga KFOR-i prani më të madhe në Shtërpcë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jevtiq kërkon nga KFOR-i prani më të madhe në Shtërpcë
Lajme

Jevtiq kërkon nga KFOR-i prani më të madhe në Shtërpcë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 5:29 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, sot ka takuar qytetarët e kësaj komune, me të cilët ka biseduar për gjendjen e sigurisë dhe më pas konkluzionet nga ky takim ia ka përcjellë komandantit të KFOR-it për rajonin perëndimor, kolonelit Ivan Marot.

“Përfundimi im është se situata është shumë e rëndë dhe serioze. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për vazhdimin e narrativës rreth ngjarjeve të 6 janarit dhe përpjekjen për të justifikuar tentativën e vrasjes së djemve dhe të rinjve. Këtë ia kam përcjellë komandantit të KFOR-it për rajonin perëndimor. Takimi ishte i gjatë dhe i detajuar, të gjitha shqetësimet dhe informacionet që kanë qytetarët. I kërkova KFOR-it të rrisë prezencën e tij, duke kuptuar nivelin e kapaciteteve të pranisë së tyre në përgjithësi. Ata do të rrisin praninë e tyre në përputhje me rrethanat”, tha Jevtic.

Nga ana tjetër, siç shtoi ai, nga Policia e Kosovës do të kërkohet që të shtojë patrullimet në afërsi të shkollave krahas postblloqeve të përhershme kur të fillojë mësimi.

“Të shtohen patrullat ku fëmijët presin transportin publik për të shkuar në shkollë dhe në kohën kur fëmijët kthehen nga shkolla. Këto ishin kërkesat e qytetarëve”, tha Jevtiq.

Siç ka raportuar ai, në takimin me qytetarët janë bërë konkluzionet dhe kërkesat, të cilat do t’i dërgohen KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe bëhet fjalë për shqetësime që kanë të bëjnë jo vetëm me sigurinë, por edhe me disa çështje të tjera.

“Po ashtu jemi marrë vesh që në ditët në vijim secili nga vendet në territorin e komunës së Shtërpcës të zgjedhë nga tre deri në pesë përfaqësues të cilët rregullisht do të mbajnë takime me mua dhe kolegët e mi për të gjitha temat për të cilat do të jenë kandidatë, pasi komuna e Shtërpcës kishte idenë që Kuvendi të thërriste një seancë të jashtëzakonshme, mirëpo qytetarët kërkuan që të organizohet një takim me ta, sot dhe nesër do të vazhdoj të bisedoj me njerëzit që munden dhe duhet të ndihmojnë për tejkalimin e gjithë kësaj situate dhe të sigurojmë siguri dhe paqe për qytetarët tanë dhe paqja është, në fund të fundit, interesi ynë më i madh”, tha Jevtiq.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tragjedi në plazhet kroate: Belgët u hodhën nga shkëmbinjtë, shpëtimtarët ishin të pafuqishëm

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Arrest shtëpiak ndaj doganierëve e një polici të dyshuar për korrupsion
Navalny dërgohet në izolim të përhershëm
NYT: Bomba që vrau liderin e Hamasit u vendos në dhomën e tij dy muaj më parë
SHBA, disa të plagosur nga të shtënat në masë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?