By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pule kremoze toskane me spinaq: Dreka më e shijshme në stilin italian!
September 14, 2025
Isha dashnore , dhe pastaj gruaja e tij na kapi në flagrancë! Mendova se do të më helmonte, dhe ajo bëri diçka …
September 14, 2025
Sean Penn në darkë me Putinin: “Më në fund e kuptova që ai më tradhtoi”
September 14, 2025
Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?
September 14, 2025
Selimi: Protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, pa rezultat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, pa rezultat
Lajme

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, pa rezultat

Kosova Times
Last updated: 2025/09/11 at 6:48 PM
Kosova Times Published September 11, 2025
Share
SHARE

a përfunduar në Bruksel takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, nën ndërmjetësim të emisarit Peter Sorensen.

 

Kryenegociatori nga pala kosovare, Besnik Bislimi, bëri të ditur se ideja e takimit të sotëm ishte që të ketë fillimisht një  progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, duke shtuar se në pjesën tjetër qe planifikuar të ketë një takim ku palët nga Kosova e Serbia të japin propozime konkrete, sipas të cilave, “versioni i dhjetë planit të konkretizimit të sekuencimit të bëhej një plan i pranueshëm për palët”.

“Në pikën e parë fatkeqësisht nuk arritëm të kryejmë misionin tonë, pra themelimin e Komisioni të të pagjeturve për arsye se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për temat e referencës, të cilat i kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se duhet edhe një herë të ndërhyjnë në dolument, që nuk është pranuar as nga pala jonë e as nga Brukseli”, theksoi Bislimi.

Ai më tej foli për propozimet nga pala kosovare, që sipas tij janë ofruar tri propozimet të cilat kishin të bënin me sigurimin që nenet 1 deri 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike, duke qenë se  kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike.

“Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit. Kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi.  Ndërkohë që Serbia ka refuzuar të japë propozime konkrete. Por, pozicioni i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë, që nënkupton se në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskutojë marrëveshjen bazike”, ka thënë ai.

Në pikën e dytë të agjendës Bsilimi përmendi tri tema e që, siç tha ai, është filluar me temën e Luginës së Preshevës ku Serbia ka bllokuar diskutimin sepse “ata mendojnë se ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë”.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e të pagjeturve dhe inspektimin për dyshime për varrezë masive në Kozhle, Bislimi ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e ndërmarra, ndërsa Serbia nuk ka bërë fare progres. Sipas tij, i gjithë kompromisi i tyre ka qenë që lista e obligimeve të tyre për vitin 2024 të kalojë si obligime të vitit 2025.

“Në korrik e gusht të këtij vitit ka pasur zjarre të mëdha bash në territorin ku është dashur të ketë gërmime. Ne besojmë se është bërë me qëllim të zhdukjes së dëshmive. Dhe vetëm para dy-tri dite ata kanë treguar gatishmëri që t’i fillojnë gërmimet në Kozhle, në regjionin e Novi Pazarit. Por, progres tjetër s’ka pasur”, ka nënvizuar ai.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, sot në Bruksel është mbajtur takimi trepalësh mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

(REL)
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

“Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, tha për REL, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit.

Serbia, ndërkaq, raportohet se në Bruksel ka dërguar kryenegociatorin e saj, Petar Petkoviq.

Bislimi dhe Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillojnë takim të përbashkët, pasi paraprakisht kryenegociatorët kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, raportoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve vjen pasi ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në muajin gusht.

Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen e Ohrit më 2023. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit me Sorensenin në Beograd se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.

Ndonëse takime të nivelit të kryenegociatorëve janë mbajtur, në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim, ishte zhvilluar disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.

Për këtë ngjarje, Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Më 10 qershor, pas një takimi mes kryenegociatorëve, Sorensen paralajmëroi se po bëheshin përgatitje për një takim të ri të nivelit të lartë.

You Might Also Like

Selimi: Protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur

Krasniqi për protestën në Hagë: Me sy e me zemër përkrah çlirimtarëve tanë

Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë

Arsyetimi banal i UNMIKU për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës

Reagon për fyerjet e Listës Serbe, Haxhiu: Shoqëria civile në gjumë

Kosova Times September 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kadrijaj:Ne ishin të gatshëm për seancë në Bajram, për nesër vendosi Dehari

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Elon Musk thotë se po e ndryshon logon e Twitter në një X
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
Xi nis vizitën në Francë
Autori i “Dosjes së Trump”: Dy informatorë nga Rusia janë zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?