Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja. Fatmirësisht, nga hetimet e para nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet rreth motivit dhe rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa policia ka bërë të ditur se detaje të tjera do të bëhen publike me raportet vijues.