Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2233 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 14 ka dërguar në mbajtje.