Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, i cili akuzohet se mori pjesë në masakrën e 22 majit 1999 në Vushtrri, ku u vranë 71 civilë shqiptarë.
Sipas njoftimit, policia më 12 shtator ndaloi të dyshuarin, shtetas kosovar, i cili gjatë luftës së viteve 1998-1999 dyshohet se ka vepruar në grup dhe në mënyrë të organizuar si pjesëtar i mobilizuar në njësi të MUP-it serb.