By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje bashkëpunimi mes sindikatave të policisë, Kosovë – Slloveni
November 4, 2025
Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës
November 4, 2025
Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin sindikal policor
November 4, 2025
Fillojnë hetimet për dy vdekje në Prishtinë e Gjakovë
November 4, 2025
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kanioni i Langaricës, perlë e natyrës në Bënjë të Përmetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Kanioni i Langaricës, perlë e natyrës në Bënjë të Përmetit
Turizëm

Kanioni i Langaricës, perlë e natyrës në Bënjë të Përmetit

Kosova Times
Last updated: 2025/09/13 at 9:31 AM
Kosova Times Published September 13, 2025
Share
SHARE

Kanioni i Langaricës, pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës” – Dangëlli, me gjatësi rreth 5 kilometra ofron një pamje mbresëlënëse, ku gërshetohen shkëmbinjtë e lartë dhe ujërat termale.

I vendosur rreth 15 kilometra në verilindje të qytetit të Përmetit, ky kanion konsiderohet si një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë së jugut.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kanion  duke e cilësuar një perlë të natyrës në Bënjë të Përmetit.

Kanioni ndodhet mbi fshatin Stërmbec, në jug të Përmetit, duke krijuar një rrugë të fshehur në gjirin e pyjeve dhe maleve të Dangëllisë. Afërsia me burimet termale e bën këtë zonë veçanërisht tërheqëse për turistët dhe aventurierët që kërkojnë të zbulojnë bukuritë natyrore dhe pasurinë ujore të këtij territori të rrallë.

Lumi Langarica, me rrjedhën e tij të fuqishme, ka gdhendur me kalimin e kohës këtë kanion spektakolar, i cili për vendasit njihet me respekt si “lumi i bekuar”. Pamja që ofron është madhështore dhe e mbushur me jetë, duke e kthyer këtë vend në një galeri të hapur të natyrës.

Kjo zonë ofron një shfaqje të mahnitshme gjatë gjithë vitit: pranvera sjell gjelbërim dhe aromë pyjesh të lulëzuar, vera ndriçon shkëmbinjtë me rrezet e saj, vjeshta ngjyros çdo cep me tone të zjarrta, ndërsa dimri mbulon gjithçka me një mister të bardhë e të heshtur.

Edhe gjatë stinës së ftohtë, kur uji i lumit merr një ngjyrë të thellë, kanioni mbetet një destinacion i veçantë, që fton të apasionuarit pas natyrës të eksplorojnë më shumë. Muret shkëmbore të larta, të rrethuara nga uji i akullt, krijojnë një atmosferë unike që e bën Kanionin e Langaricës një nga mrekullitë më të bukura të natyrës shqiptare.

Për aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës, kanioni i Langaricës është destinacioni i duhur për t’u vizituar.

You Might Also Like

Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro

Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz

Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Kosova Times September 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
FBI-ja bastisi shtëpinë e një ish-këshilltari të Trump, i cili e ka kritikuar ashpër atë për një kohë të gjatë.
Shkatërrohet grupi i rrezikshëm kriminal shqiptar, 14 të arrestuar në Itali
Sanader lirohet nga burgu
Hoxha dhe Hetemi flasin për investime në objektet e policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?