By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane
Opinion

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kosova Times
Last updated: 2025/09/13 at 7:39 PM
Kosova Times Published September 13, 2025
Share
SHARE

Nga Helidon Kastrati

Aleanca strategjike nuk mund të matet me disa deklarata, aq më tepër kur ato nuk janë kundër SHBA-së, por kundër Serbisë apo Rusisë. Nëse Amerika dëshiron të ndjekë rrugën e saj gjeopolitike me tapet të kuq për Putinin, ky është problemi i saj. Le ta bëjë, por duhet të lërë Kosovën të qetë me problemet e saj të brendshme, të krijuara artificialisht edhe për fajin e tyre dhe të europianëve, bashkë me Kushtetutën e Ahtisarit. Nëse nuk ndihmon, të paktën të mos bëhet pengesë – sidomos në kohë zgjedhjesh – sepse është e turpshme për një fuqi të madhe të sillet në këtë mënyrë. Amerika ka humbur busullën e vet: një ditë kundër BE-së, një ditë kundër Mbretërisë së Bashkuar, një ditë kundër Kanadasë, një ditë do të pushtojë Grenlandën, pjesë e Danimarkës, aleate e saj e NATO-s, e një ditë Meksikën, pa asnjë strategji afatgjatë e pa vizion të qartë. Nuk po flas në mbrojtje të Kurtit, por për parimin: aleanca jonë strategjike është me atë shtet që bëri luftën për lirinë e Kosovës, jo me Rusinë apo Serbinë. Nëse SHBA ka hallet e veta dhe ndjen se po humb terren ndaj Kinës, kjo është çështja e saj. Le të përballet me Putinin ose me nostalgjikët e Millosheviçit, por kurrë në kurriz të shqiptarëve. Shqiptarët e kanë parë gjithmonë Amerikën si mik, por miku duhet të dijë ku qëndron vendi i tij, jo të ndërhyjë kudo dhe të bëjë rrëmujë, duke dhënë leksione demokracie ndërkohë që edhe vetë ka plagët e veta. Është e dhimbshme të shohësh se si shpesh SHBA ka lënë aleatët në baltë, ndërsa u shtron tapetin e kuq kundërshtarëve të saj. Çfarë kërkon Amerika nga ne? Të heshtim përballë krimeve të gjenocidistëve si Vuçiç e Millosheviç? Apo të ndryshojmë qëndrimet sa herë që ndryshon era e politikës së ditës në Uashington? Shqiptarët janë besnikë ndaj Amerikës, por besnikëria nuk do të thotë të shkelësh mbi dinjitetin e tyre. Prandaj, SHBA duhet të reflektojë se kush janë vërtet aleatët e saj: ata që derdhën gjak për lirinë dhe demokracinë, apo ata që ndjekin vetëm interesat e xhepave dhe oligarkive. Nëse gabon rrugë, nuk do t’i lejohet gjatë të luajë rolin e ‘prokurorit dhe policit të botës’. Shqiptarët nuk janë as Afganistan, as skenë filmash hollivudianë. Ne jetojmë në një realitet të ri, shumë më të rrezikshëm, dhe nuk do të pranojmë të jemi viktima të lojërave të mëdha.

Pikëpamjet e pavarura të autorit nuk shprehin domosdoshmërisht qëndrimin e Kosovatimes

 

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times September 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj pas takimit me delegacionin turk: Turqia vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën

Kosova Times Kosova Times August 14, 2023
Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson akuzohet sërish për përdhunim
Osmani i kërkon komandantit në ardhje të KFOR-it thellim të bashkëpunimit
Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google
Memli Krasniqi në Konventën zgjedhore të Rinisë: Tregohuni të guximshëm që të ndryshoni jetën tuaj dhe të tjerëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?