Mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë arritur në Sheveningen të Hagës në protestën që organizohet sot në orën 14:00.
Në mbështetje të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, protesta është thirrur kundër padrejtësive në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Para nisjes së protestës, protestuesit janë mbledhur para gjykatës me thirrjen: “UÇK!”