Kosova po e dominon Kampionatin Ballkanik të xhudos që po zhvillohet në Pejë.
Xhudistët kosovarë kanë treguar edhe një herë nivelin e lartë, duke u renditur si shteti më i suksesshëm i garës.
Trajneri legjendar, Driton Kuka, ka reaguar pas ditës së djeshme të garave me një postim në Facebook, ku ka bërë të ditur bilancin e medaljeve: 6 të arta, 6 të argjendta dhe 1 e bronztë.
“Kosova dominon Ballkanikun në Pejë! Shteti më i fortë në garën e mbajtur sot! Kosova mbi të gjitha … dje, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Kuka.
Ky sukses i radhës konfirmon edhe një herë pozitën e Kosovës si fuqi ballkanike në sportin e xhudos.