Ai para përkrahësve të tij ka prezantuar platformën zgjedhore  për garën e 12 tetorit.

Tha se Drenasi është zemra e Kosovës e vizioni i tyre është puna cilësore e efikase.

“Ne nuk zmbrapsemi, e kemi dëshmuar me vite. Jemi për të dëshmuar se jemi kampion për punë transparente e llogaridhënëse, zhvillim gjithëpërfshirës i komunës për shërbime efikase për qytetarët, për vazhdimin emisionit tonë ’qytetari në qendër’. E ardhmja e komunës tonë është në duart tuaja. Unë angazhohem për Drenasin kampion”, tha në këtë hapje fushate Lladrovci.

Aty është bërë edhe prezantimi i kandidatëve që në këto zgjedhje nën logon e kësaj partie garojnë për këshilltarë komunal.