By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës
Opinion

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/14 at 6:48 PM
Kosova Times Published September 14, 2025
Share
SHARE

Nga Dr. Hysni Aliu

Për të mbrojtur themelet e veta, Evropa është e gatshme të hyjë edhe në luftë me SHBA-në, ndaj kuptoni që me planin për copëtimin e Kosovës keni cenuar themelet e saj. Pasojat po i shihni. ”Mos e fusni kokën nën sharrë, sepse është e qartë që sharra do t’ua presë qafën.” Kur njeriu nuk e përdor mendjen, por i përdor këmbët për t’u udhëhequr, atëherë shpesh këmbët të çojnë në humnerë ose në një xhungël nga ku nuk di të dalësh, madje as duke përdorur mendjen. Duke besuar se Haga është Prishtina, ndërsa BE-– Kosovë, dhe se gjyqtarët e prokurorët e saj janë të korruptuar e të shantazhuar, ose të korruptueshëm e të shantazhueshëm si gjyqtarët e prokurorët e Kosovës, ata që nuk shohin më larg se hunda e vet mblidhen bashkë për të protestuar në Hagë, duke rritur mundësinë e fundosjes përfundimtare të atyre që padrejtësisht po mbahen në burg, por edhe duke i dhënë një goditje shtetit të Kosovës. Jo vetëm që kjo protestë është e dëmshme për ata që gjenden në Hagë, por është e dëmshme edhe për imazhin e Kosovës. Sepse ju po protestoni për një ish-president të shtetit të Kosovës i cili po akuzohet për krime lufte. Ju po ua bëni dasmën me tupan Serbisë dhe një reklamë falas kundër Kosovës në mes të Evropës. Ju po protestoni kundër një gjykate evropiane ne mes te Evropës, një qmenduri e llojit të vetë! Unë, me sinqeritetin më të madh njerëzor dhe me dinjitetin tim kombëtar e intelektual, i bëj thirrje familjes së Thaçit që ta kuptojnë se pikërisht këta që po vijnë për t’ju vizituar dhe për të protestuar në Hagë – një pjesë me vetëdije dhe pjesa tjetër pa vetëdije – janë duke punuar kundër jush, kundër familjes suaj dhe kundër idealeve për të cilat ju dhe UÇK-ja luftuat. Kuptoni se Thaçin nuk e çuan në Hagë krimet e pretenduara, por pikërisht përkrahja e planit për ndarjen e Kosovës. Një plan që përkrahej nga Grenell, një lobist proserb i dëshmuar, sepse ky plan dridhte themelet e Evropës duke ofruar mundësinë për copëtimin e Evropes në të njëjtën mënyrë siç Grenell me Serbinë donte ta copëtonte Kosovën. Fatkeqësisht ish-presidenti Thaçi besoi verbërisht në Grenell dhe Trump, sepse besonte në SHBA ashtu siç beson tërë kombi shqiptar me të drejtë. Z. Thaçi nuk e kuptonte që Kosova prapëseprapë është Evropë, edhe pse ka në zemër edhe SHBA-në. Thaçi nuk e kuptonte që plani i Grenell lidhej me planin e Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase, praktikë e cila nga Kosova, Serbia e Rusia, do të përhapej me të drejtë në tërë Evropën. Arrestimi i z. Thaçi nuk u bë për më shumë se 20 vite të qenurit në politikë – madje ai ishte i preferuari i Evropës dhe Amerikës – por ndodhi pikërisht në kohën kur po nisej për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për copëtimin e Kosovës (u kthye nga Vjena e pastaj u arrestua).Njerëzit që kanë pak mend, pyesin: pse pikërisht rrugës për në SHBA, ku e priste presidenti i atëhershëm? Z. Thaçi dhe familja e tij, ju lus ta kuptoni që Haga, me gjyqtarët dhe prokurorët e saj, janë miqtë e juaj e nuk janë armiqtë tuaj, por mund të bëhen armiqtë tuaj nëse lejoni që këmbët ta udhëheqin kokën dhe jo mendja. Po them se janë miqtë tuaj, sepse gjyqësia dhe prokuroria evropiane nuk janë të manipulueshm, e as të korruptueshme, e as të ndikueshëm – ndaj mos u jepni arsye për t’ju dënuar. Kuptoni që Evropa e mbron kontinentin e vet në çdo kusht dhe me çdo çmim dhe me qdo mjet! Largimi i PDK-së dhe LDK-së nga idetë për copëtimin e Kosovës, edhe me vepra dhe jo vetëm me fjalë, do ta fundoste përfundimisht arsyen që z. Thaçi të qëndrojë në Hagë. Së këndejmi, nëse këto dy parti e duan z. Thaçin, le të largohen nga idetë e Grenellit me shokë. Ashtu siç e dha intervistën per nje TV nga Haga, z. Thaçi duhet të dërgojë mesazhin që ajo që kanë besuar e tentuar ka qenë gabim, dhe se partia që e ka udhëhequr vetë, do ta ndryshojë qasjen ndaj kësaj teme edhe në mënyrë faktike, duke qëndruar përkrah Evropës edhe me çmimin që të përkrahin kundërshtarët e vet politikë në Kosovë. Kjo do të sillte dritë per z. Thaqin, dritë per familjen e ti por edhe drite, paqe e prosperitet për Kosovën!

Opinioni i pavarur jo domosdoshmërisht paraqet  politkën editoriale te Kosovatimes.

You Might Also Like

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Figura e Nexhat Dacit në raport me ish-presidentët e Kosovës: mes neutralitetit dhe sfidës së kohës

A kemi parti politike apo klube private?

Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!

Newsalbania: Sot politika shqiptare na ofroi një tablo groteske!

Kosova Times September 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Dardanët e rinj mposhtin edhe Irakun
Izraeli sulmon Sirinë, raketa e mbrojtjes ajrore siriane shpërthen mbi Izrael
Asociacioni pritet t’i mbetet detyrë kryeministrit të ardhshëm
Haxhiu në Slloveni: Paraqita të arriturat në fushën e sundimit të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?