By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Apelohet që të mos përdoret uji i Badocit për pije
September 15, 2025
Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë
September 15, 2025
Halva e bërë në shtëpi, tahini, vanilje – çokollatë
September 15, 2025
Zyra e Prokurorit Publik Evropian: Ne Greqi sekuestrohen Ferrari, Porsche dhe 11 prona
September 15, 2025
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci: Pagesa për konvikte dhe mensë do të jetë simbolike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci: Pagesa për konvikte dhe mensë do të jetë simbolike
Lajme

Nagavci: Pagesa për konvikte dhe mensë do të jetë simbolike

Kosova Times
Last updated: 2025/09/15 at 1:17 PM
Kosova Times Published September 15, 2025
Share
SHARE

Katër mijë studentë pritet që nga 1 tetori kur nisë viti i ri akademik në Kosovë do të kenë mundësinë të qëndrojnë në Qendrën e Studentëve e të ushqehen në mensë. Përveç kësaj edhe 1500 studentë të tjerë që nuk janë banorë në konvikte, do të kenë mundësinë që të ushqehen në mensë.

 

Këtë e bëri të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci pas vizitës që pati në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Sipas saj, ata që do të bëhen banorë të konvikteve do ta marrin vesh më 26 shtator kur pritet të publikohen edhe rezultatet, e do të fillojnë të vendosen nga 1 tetori.

“Në bazë të komunikimit që kemi pasur me Qendrën e Studentëve konkursi do të hapet për regjistrimin e 4 mijë studentëve të cilët do të kenë qëndrim të plotë, fjetje dhe ushqim. Përpos kësaj, Qendra ka potencial për të ofruar mundësinë edhe për 1500 studentë që të ushqehen në kuadër të Qendrës. Kushtet janë shumë të mira, Qendra ka bërë përgatitjet e nevojshme, prej këtyre 4 mijë studentëve që do të pranohen 70 për qind e tyre janë  kapacitete për vajzat që do të regjistrohen si studentë, dhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që e marrin”, deklaroi ajo.

Nagavci, tha se pagesa për konvikte e mensë do të jetë simbolike.

“Vlera e çmimit që do të paguajnë studentët është simbolike, është 20 euro pagesa mujore për qëndrimin e studentëve që rrinë, dhe 15 euro për shujtat. Siç u njoftova rezultate do të bëhen publike me 26 shtator dhe nga 1 tetori do të fillojë vendosja e studentëve në konvikte”, deklaroi tutje, Nagavci.

Ministrja në detyrë u pyet edhe për ankesat e disa prindërve të cilët ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHTI për blerjen e mjeteve shkollore.

“Arsyeja se pse disa prindër kanë pasur vonesa në pranim të mjeteve ka qenë për shkak se sivjet janë konfirmuar nga koordinatorët shkollor secili prej aplikimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim”, tha ajo.

E pyetur se sa prindër kanë keqpërdorur subvencionimin një vit më parë, Nagavci nuk foli me shifra, por tha se rastet i kanë adresuar në organet kompetente.

“Zyrtarët e MASHTI-t kanë pasur komunikim direkt me prindër që të kthehet pagesa, ndërkaq të tjerat janë adresuar qoftë në komunë, qoftë në organet kompetente në mënyrë që të mos abuzohet asnjë cent. Ju e dini në vitin e kaluar secili prej prindërve ka konfirmuar që është prind apo kujdestar i fëmijës që ndjekë shkollimin në Kosovë dhe se këto mjete do t’i përdorë për atë qëllim. Sivjet kemi vendosur edhe një siguresë shtesë, koordinatorët në nivel shkollash kanë konfirmuar secilin aplikacion. Deri para një jave ka qenë rreth 3 mijë numri i atyre që kanë aplikuar e nuk janë konfirmuar nga koordinatorët shkollor”, bëri të ditur Nagavci.

Ndërkohë, kur u pyet për shtëpitë botuese që janë evidentuar se kanë pasur mbivendosje të tiketave në çmime të librave, Nagavci tha se për këtë çështje inspektorët kanë dalë në terren.

“Ka qenë një shtëpi botuese ku ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime. Ne si ministri,  si dhe MINT-i përmes inspektorëve dhe mekanizmave që kanë në kuadër të ministrisë kanë bërë monitorimet dhe kanë filluar masat sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati ka pasur vizita në komuna të ndryshme dhe i ka parë nga afër të gjitha rastet e  abuzimit, dhe natyrisht nuk do të tolerohet asnjë abuzim. Po sipas legjislacionit në fuqi do të merren masat ndaj atyre që kanë bërë shkelje”, deklaroi ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

You Might Also Like

Apelohet që të mos përdoret uji i Badocit për pije

Tre persona ndalohen për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në Prishtinë

Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës

Associated Press shkruan për dëshminë e James Rubinit në Speciale

Kavourma me presh

Kosova Times September 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Osmani: Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Nga Pele te Maradona, kur futbollistët bëhen aktorë
Gërvalla: Të forcojmë urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kalabrisë
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
Gazetarja ukrainase torturohet nga rusët, i hiqen organet’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?