“Të ndaluarit janë personat me inicialet A.F dhe G.M, të cilët janë të lidhur me Autoshkollën “STOP”, si dhe M.TH, i dyshuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë. Ndërkohë, e dyshuara tjetër me inicialet A.A, po ashtu nga Kryqi i Kuq, Dega në Fushë Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt: thuhet në njoftim

Sipas njoftimit, ky aksion është ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor të Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë dhe paraqet vazhdimësi të hetimeve të mëparshme, në të cilat ishin arrestuar një instruktor i autoshkollës dhe një ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Prokuroria e Shtetit ka theksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për luftimin e korrupsionit dhe veprave penale, si dhe ka garantuar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për të çuar para drejtësisë çdo person të përfshirë në aktivitete kriminale.