Në një komunikatë për medie OVL e UÇK-së njofton se me vëmendje u dëgjuan shqetësimet tyre lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduan që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

”Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri”, thuhet në komunikatë.