Radiotelevizioni shqiptar njofton se që nga 21 shtatori në RAI do të fillojë programi në gjuhën arbëreshe. Kjo ngjarje vlerësohet si një moment një moment historik për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali.
Në një postim në rrjetet sociale Radiotelevizioni shqiptar bëri të ditur se programi në fjalë do të ketë emisione javore në televizion por edhe në radio do të ketë emisione ditore që do të sjellin zërin e komuniteteve arbëreshe pas më shumë se një shekull traditë.
“Më 21 shtator, RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri – një moment historik për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali. Emisione javore në TV dhe ditore në radio do të sjellin zërin e komuniteteve arbëreshe pas më shumë se një shekull traditë. Një hap i rëndësishëm për identitetin, përkatësinë dhe lidhjen kulturore mes dy vendeve”, thuhet në postim.