By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha
September 16, 2025
Rama shpërndan videon ku James Rubin goditi Prokurorinë në Hagë
September 16, 2025
Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët
September 16, 2025
Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit
September 16, 2025
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!
Opinion

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Kosova Times
Last updated: 2025/09/16 at 6:38 PM
Kosova Times Published September 16, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Nëse do të kërkonim një metaforë për opozitën shqiptare sot, “çorba politike” do të ishte përshkrimi më i saktë. E turbullt, pa shije dhe me përbërës që nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Kjo situatë, në vend që të sfidojë qeverisjen socialiste, i ofron Edi Ramës një shtrat të butë për një “mbretërim” të gjatë politik – të paktën derisa vetë të vendosë të largohet nga skena.
Në qendër të kësaj çorbe është marrëdhënia e ngushtë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pavarësisht se të dy janë figura politike të konsumuar nga vjetërsia dhe ngarkesa e madhe me akuza e polemika, ata kanë vendosur të ribashkohen në një aleancë që duket më shumë si aleancë mbijetese sesa alternativë qeverisëse.
Berisha, edhe pse në një marëdhënie të cunguar me Kuvendin për shkak të vendimit të SPAK dhe nën hetim për çështje të rënda korruptive, vijon të jetë qendra e gravitetit në PD. Ai jo vetëm që i fali Partisë së Lirisë (PL) katër mandate të sigurta në zgjedhjet e 2025-shit, por tani po jep edhe më shumë: huazim deputetësh për të formuar një grup parlamentar të PL-së.
Kështu, Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Çapja – figura të cilat nuk kanë pasur asnjëherë lidhje të drejtpërdrejtë me PL-në – kanë kaluar nën flamurin e saj për të plotësuar numrin magjik 7, të nevojshëm për krijimin e një grupi më vete në Kuvend.
Kjo lëvizje, përtej emrave, tregon një mungesë të thellë koherence në kampin opozitar. Partitë po shndërrohen në struktura formale pa bosht ideologjik, ku deputetët transferohen nga njëra te tjetra si gurë shahu, jo për të ndërtuar alternativa, por për të mbajtur gjallë marrëdhënie personale politike dhe për të siguruar financime, minuta në Kuvend dhe përfaqësim në komisione.
Ndërkohë, përbërja e re e grupit të PL-së ka më shumë karakter simbolik sesa politik:

  • Tedi Blushi, si kryetar grupi, vazhdon të jetë më shumë një zëdhënës i retorikës së Metës sesa një figurë që frymëzon.
  • Edmond Haxhinasto dhe Bruna Haxhiu rikthehen si pjesë e garniturës së vjetër politike, me retorikë të harlisur por pa ndikim real.
  • Erisa Xhixho, e vetmja zëdhënëse e re në formë e në stil, nuk arrin dot të bartë peshën e një alternative të besueshme.
    E ndërsa opozita merret me aritmetikë deputetësh dhe manovra të vogla, Edi Rama ecën qetësisht drejt zgjedhjeve vendore të ardhshme pa asnjë trysni reale. Ai ka gjithçka në dorë: shumicën në Kuvend, kontrollin mbi institucionet, një opozitë të fragmentarizuar dhe një skenë politike ku qytetarët janë më të zhgënjyer se kurrë.
    Në këtë klimë, sfida më e madhe për Shqipërinë nuk është më vetëm rotacioni politik, por rindërtimi i besimit në demokracinë përfaqësuese. Dhe për sa kohë opozita funksionon si një pazar mandatesh, jo si një platformë alternative, “mbretërimi” i Edi Ramës nuk është thjesht i gjatë – është i sigurt.

You Might Also Like

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Figura e Nexhat Dacit në raport me ish-presidentët e Kosovës: mes neutralitetit dhe sfidës së kohës

Kosova Times September 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Petkoviq dënon betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 25, 2023
Konjufca: Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut
Presidenti i Maltës fillon sot vizitën disaditore në Kosovë
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?