Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën elektorale në Obiliq. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar votën e qytetarëve, duke premtuar projekte të mëdha për këtë komunë.
Ai tha se nga Obiliqi marrin dritë gjithë Kosova, por qytetarët e këtij qyteti marrin ndotjen më të madhe të ajrit.
“Unë besoj që AAK me Aliun do t’i vazhdojë projektet që nuk janë zbatuar plotësisht. AAK, po është parti politike, dhe 174 është një prej mundësive të qytetarëve të Obiliqit, por është edhe më shumë, është edhe qeverisje e mirë. Niveli i qeverisjes së AAK-së kudo që ka udhëhequr ka qenë qeverisje e mirë, prandaj e kemi quajtur sloganin tonë “Dritë për Komunat”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkaq, kandidati i kësaj partie për kryetar, Ali Krasniqi, tha se Obiliqin do ta dërgoj drejt fitores së madhe.
“Do të qojmë Obiliqin përpara drejt zhvillimit, punës dhe fitores që e meritojnë qytetarët. Me besimin tuaj, do ta qojmë komunën tonë drejt fitores së madhe , dritë për Obiliqin, dritë për qytetarët tanë” u shpreh Krasniqi.
Haradinaj u ka shpërndarë falënderime për bashkëpunim të gjithë kandidatëve për Kuvendin Komunal të Obiliqit.