Promovimi i librit “Kosovo at War” nga fotoreporteri dhe autori danez Thomas Sjorup do të mbahet sot në Prishtinë. Ngjarja organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas promovimit të librit, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të hapet ekspozita me fotografi origjinale të realizuara gjatë luftës nga autori, të cilat paraqesin historinë e Kosovës përmes imazheve autentike.
Ngjarja fillon në orën 11:00.