Kur u pyet për një përgjigje të mundshme amerikane nëse Izraeli ndërmerr hapa për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar, Huckabee u përgjigj: “Ne e respektojmë Izraelin si një shtet sovran”.
“Ne nuk do t’i tregojmë Izraelit se çfarë mund ose nuk mund të bëjë, ashtu siç nuk do të prisnim që Izraeli të na tregonte se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë ne”, tha ambasadori amerikan.
Ai deklaroi më tej se Izraeli ndonjëherë mund të mos jetë dakord me SHBA-në dhe se kjo është e drejta e tyre si komb sovran dhe se ata kanë çdo arsye për të thënë “Ne nuk jemi dakord. Ne e respektojmë partnerin tonë”.
Ambasadori gjithashtu e hodhi poshtë termin Bregu Perëndimor, duke pretenduar se ishte i pasaktë dhe në kundërshtim me historinë.
“Ky është një term modern dhe i paqartë. Është shumë më e saktë të flitet për Judenë dhe Samarinë, një emër me tre mijë vjet histori”, tha Huckabee.
Ai tha se SHBA-të e konsiderojnë Jerusalemin “kryeqytetin e padiskutueshëm dhe të pandashëm të shtetit hebre”.
Deklaratat e tij vijnë ndërsa administrata e Donald Trump përpiqet të bindë Katarin dhe shtetet e Gjirit se ata janë një partner i besueshëm pas agresionit izraelit në Doha.
“Mesazhi im është se ata duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm. Ata duhet të bëjnë diçka për Hamasin, por Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump kur u pyet nëse kishte një mesazh për Benjamin Netanyahun.