Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Klinë, të dyshuar për veprat penale “vjedhje e pyllit” dhe “kanosje ndaj personave zyrtarë”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, arrestimet janë bërë më 15 dhe 16 shtator 2025 gjatë implementimit të planit operativ “Prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025”.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një kamion dhe një traktor, së bashku me masën drunore, të cilat do të përdoren si prova në procedurat e mëtejshme ligjore.
Nga të arrestuarit, dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të Shtetit, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se aktivitetet e këtij plani do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të parandaluar prerjen ilegale të pyjeve në këtë rajon.