Në fillim të mbledhjes KQZ bëri të ditur se jashtë Kosovës janë regjistruar 43,933 shtetas.

Në periudhën 25-ditore (17 shtator – 11 tetor 2025) rreth 43,933 shtetas deri më tani kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Në mbledhjen e KQZ-së janë miratuar edhe disa vendime si: pagesa e stafit të angazhuar për votim, si dhe pjesëmarrje e KQZ si vëzhguese në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.