Këtu kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shprehë se çdo betejë politike dhe çdo shpresë për të ardhmen e Kosovës nis në Prishtinë, dhe se sipas tij Dhe në kryeqytet do të nisë festa e madhe e vjeshtës.

“LDK-ja është forca që e mban këtë qytet gjallë. Është boshti i maturisë në kohë krizash. Është partia që nuk lëkundet, nuk përkulet, nuk ndalet. Dhe sepse nuk jemi ndalur, sot qëndrojmë krenar. Krenar me veten, krenar me punët tona. Krenar me angazhimin tonë në Prishtinë. Kudo në kryeqytet, në çdo lagje tonën, në çdo rrugë e rrugicë, sot gjejmë gjurmë të qeverisjes së LDK-së. Dhe kjo qeverisje ka një emër të qartë sot në Prishtinë – qeverisja e LDK-së me Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu ka thënë se qytetarët e Prishtinës kanë parë me sytë e tyre ndryshimin, duke iu referuar sic tha ai punës që është bërë në kryeqytet.

“Në këto katër vite, qeverisja e LDK-së me Përparim Ramën ka sjellë ndryshimin më të madh në arsim. Projekti i mësimit tërë ditor është shembull i qartë i suksesit tonë. Fëmijët e Prishtinës sot mësojnë më shumë, kanë më shumë kujdes, kanë më shumë përgatitje për jetën. Prindërit e Prishtinës sot e dinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta, në shkolla moderne, me kushte më të mira. Ky është projekti i LDK-së. Ky është vizioni ynë”, tha ai.

Përparim Rama, i cili rikandidon për një mandat të dytë për kryetar te Prishtinës, tha se gjatë katër viteve të ardhshme të gjitha shkollat do të kalojnë në mësim të plotë ditor. Ai premtoi ndërtimin e shkollave të reja dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që preokupojnë banorët në kryeqytet.

Rama iu ka bërë thirri qytetarëve të tij që ta votojnë edhe për një mandat në krye të Prishtinë, në mënyrë që sipas tij te vazhdohen punët e mira.