“Për këtë ngjarje është punuar dy vjet me radhë, që të prezantojmë vlerat tona kulturore, politike e shoqërore dhe të promovojmë mundësitë e investimeve të Japonisë në Kosovë dhe të vendeve të tjera”, tha Kiçmari.

Ai shtoi se janë përgatitur një numër i mirë i programeve promovuese për historikun e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025.

Kiçmari, duke folur për shkëmbimin tregtar mes Kosovës e Japonisë, tha se niveli i eksportit dhe importit mes këtyre dy vendeve nuk është i dëshirueshëm, derisa përmendi një sërë  faktorësh që ndikojnë këtë gjendje, fjala vjen distanca gjeografike, etj.

Kiçmari ka folur për JICA, projekt japonez, e cila i ka dhënë mbështetje Radiotelevizionit të Kosovës, me kompetencë, durim, siguri e elegancë.

Ai përmendi edhe projekte të tjera të JICA-s në Kosovë e që janë matja e cilësisë së ajrit, si dhe në sferën e shëndetësisë, e arsimit, në komunat e Kosovës.