Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vendosur kurora në fshatin Gjylekarë të Vitisë për të përkujtuar nxënësit e vrarë nga minat që asokohe ishin vendosur nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
Homazhe u bënë edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ” Kenan Halimi” si dhe në lapidarin që ju kushtohet : Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Haxhi Shabi Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli.
“Kryetari Haliti ndër tjerash ka thënë se dëshmorët dhe civilet do të mbesin gjallë në historinë e popullit të Kosovës për sakrificën e tyre për lirinë e vendit”, thuhet në njoftimin e komunës.