Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka anuluar aktivitetet elektorale pas vdekjes së kandidatit për kryetar të komunës, Nikollë Perkaj.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit. Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot”, ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
Sot u raportua për vdekjen e tij, i cili kishte humbur kontrollën gjatë vozitjes në Gjakovë.