By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pak punë, shumë shije: Pulë në salcë domatesh – nga furra
January 13, 2026
Si nga një ëndërr blu: Një qytet shumë i veçantë që është i paharrueshëm
January 13, 2026
Rama premton ndërtimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë
January 13, 2026
Hamza takon Walker: Është pranë nesh, si në janarin e vitit 1999
January 13, 2026
Videoja që tmerroi botën. Kjo është Republika Islamike e Iranit
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erion Veliaj duhet të dëgjohet para këshilltarëve bashkiakë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Erion Veliaj duhet të dëgjohet para këshilltarëve bashkiakë!
Opinion

Erion Veliaj duhet të dëgjohet para këshilltarëve bashkiakë!

Kosova Times
Last updated: 2025/09/21 at 9:22 PM
Kosova Times Published September 21, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratës së qartë të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duket se po merr një drejtim të pakthyeshëm. Megjithatë, përpara se ky proces të marrë vulën e vendimit politik e institucional, mbetet një kërkesë thelbësore që duhet trajtuar me seriozitet: Erion Veliaj duhet të ketë të drejtën të dëgjohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës – një hap minimal për të garantuar standardet demokratike dhe respektimin e procedurave ligjore.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji për vetëqeverisjen vendore janë të qarta: asnjë funksionar publik nuk mund të shkarkohet pa u dëgjuar më parë, veçanërisht nëse ndaj tij ende nuk ka një vendim penal të formës së prerë. Fakti që Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim nuk përbën asnjë pengesë ligjore që ai të mos thërritet në një seancë dëgjimore pranë Këshillit Bashkiak. Mungesa e tij nuk është e qëllimshme, por pasojë e një mase sigurie që nuk i heq atij statusin e pafajësisë, të paktën deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Në një demokraci funksionale, procedurat janë po aq të rëndësishme sa vetë vendimet. Në këtë kontekst, thirrja e tij për t’u dëgjuar nga këshilltarët – si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës – nuk është një akt favorizimi, por një detyrim ligjor dhe moral. T’i mohosh këtë të drejtë do të ishte një precedent i rrezikshëm që cenon parimin e barazisë para ligjit dhe përforcon perceptimin se drejtësia dhe politika mund të veprojnë në boshllëk institucional.
Autoritetet gjyqësore dhe prokuroria kanë mundësinë të autorizojnë një leje të përkohshme për paraqitjen e Veliajt në këtë seancë. Një leje e tillë është plotësisht e justifikueshme, njësoj si në rastet kur paraburgosurit lejohen të marrin pjesë në ceremoni familjare fatkeqe. Kërkesa për një dëgjesë nuk bie ndesh me asnjë standard ligjor – përkundrazi, i shërben transparencës dhe fuqizon besimin publik në institucionet përfaqësuese.
Në fund të ditës, nuk është çështje nëse Veliaj është fajtor apo i pafajshëm – këtë do ta vendosë gjykata. Por para se të vendosin politikisht për shkarkimin e tij, këshilltarët bashkiakë duhet të dëgjojnë fjalën e njeriut që kanë votuar për kryetar bashkie. Vetëm kështu, pavarësisht vendimit përfundimtar, procesi do të jetë i ndershëm dhe legjitim në sytë e qytetarëve të Tiranës dhe më gjerë.! Kaq e thjeshtë është!….

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times September 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përgatitja për një Evropë pas Sorosit: Kush do ta mbushë boshllëkun?

Kosova Times Kosova Times August 30, 2023
Policia shqipton 1.470 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Ministrat e G7-ës ritheksojnë mbështetjen për Ukrainën, e dënojnë “retoriken atomike” ruse
Caktohet masa e paraburgimit për të kërkuarin nga Maqedonia e Veriut
BE-Ballkani: A janë gati për njëri-tjetrin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?