Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka theksuar se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU ‘Prishtina’ për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

“KRU ‘Prishtina’, ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme: Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit, intensifikimin e proceseve të shpëlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU ‘Prishtina’, ka thënë se do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.