Abdixhiku theksoi se Samadrexha dhe e gjithë Suhareka meritojnë më shumë, duke përmendur investime në infrastrukturë, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe përkrahje të ndershme për bujqësinë.

“Me Ardian Shalën për kryetar dhe me ekipin e LDK-së për Asamblenë Komunale, Suhareka do të ketë udhëheqjen që i duhet, transparente, të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve. Samadrexha tashmë është gati për ndryshim, gati për LDK-në dhe gati për fitoren e 12 tetorit”, tha Abdixhiku.

Ardian Shala prezantoi programin e tij “Arsim – Shërbime – Ekonomi”, të cilin e cilësoi si të hartuar nga profesionistë dhe me synim që t’i kthejë komunës drejtimin që meriton.

“Kërkova mbështetjen e tyre për ekipin tonë, LDK-në dhe për vizionin tonë të përbashkët për një Suharekë më të drejtë dhe më të zhvilluar. Faleminderit Samadrexhës për pritjen e ngrohtë dhe fjalët e mira”, tha Shala.