By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dëmton radarin rus dhe Pantsir-S1 me vlerë 15 milionë dollarë në një tjetër bastisje në Krime
September 23, 2025
Trump shpalli një “epokën e artë të Amerikës” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
September 23, 2025
Darkë lamtumire për Gjeneral Barduanin, Kurti vlerëson kontributin për paqe
September 23, 2025
Shërbimi Sekret gjen pajisje elektronike në Nju Jork: “Ato po përdoren nga armiku”
September 23, 2025
Homazhe në nderim të Petrovcit
September 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës
Lajme

Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/23 at 4:14 PM
Kosova Times Published September 23, 2025
Share
SHARE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në formimin e institucioneve funksionale në vend, duke i cilësuar ato si një fatkeqësi që po pengon zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

Ambasadori i Francës në Kosovë, tha se Gjykata Kushtetuese është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe ka fituar respekt të madh në arenën ndërkombëtare, duke u pranuar si anëtare e plotë në Shoqatën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese dhe në Shoqatën e Gjykatave Kushtetuese frankofone.

Guérot u bëri thirrje institucioneve vendore që të ruajnë dhe të respektojnë pavarësinë e saj, pasi sipas tij kjo është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit.

“Do të ftoja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Gjykata është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe për këtë kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha ai pas ngjarjes së Qendrë Mediale në Çagllavicë e organizuar me temën “Dezinformimi dhe lajmet e rreme në fushatat zgjedhore – si të mbrohen votuesit dhe të ruhet procesi demokratik”, tha ai.

Duke folur për situatën aktuale politike, Guérot u shpreh se mungesa e institucioneve të reja ka krijuar pengesa serioze për realizimin e projekteve ndërkombëtare, përfshirë ato të Agjencisë Franceze për Zhvillim, që kanë për synim mbështetjen e Kosovës në tranzicionin energjetik dhe përgatitjen për Lojërat Mesdhetare.

“Mendoj se është fatkeqësi që jemi në këtë situatë. Kosova nuk është i vetmi vend ku ekziston një qeveri në detyrë. Në vendin tim aktualisht kemi një kryeministër, por jo një qeveri të re të emëruar plotësisht, dhe ka shumë vende në Evropë në një situatë të ngjashme. Nuk është një situatë e mirë për asnjë vend dhe as për Kosovën…Por tani jemi pak të bllokuar, sigurisht, sepse Kushtetuta e Kosovës thotë se çdo marrëveshje ndërkombëtare me implikime financiare duhet të ratifikohet nga Kuvendi, dhe ne nuk kemi një Kuvend që mund të funksionojë. Pra, të gjitha përpjekjet tona, jo vetëm të Francës, por duke folur për përpjekjet franceze, janë ngadalësuar nga kjo”, tha ai.

Ai theksoi se pavarësisht bashkëpunimit teknik me qeverinë në detyrë, mungesa e një Kuvendi funksional ka bllokuar procedurat e ratifikimit për marrëveshjet me implikime financiare, ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori theksoi se kjo është mënyra e vetme për të arritur progres dhe vlerësoi udhëheqjen e këtij procesi nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ata që e quajnë dialogun të “vdekur” në fakt po promovojnë mungesën e përparimit.

Ai rikujtoi se BE-ja, së bashku me shtetet anëtare si Franca, mbetet platforma më e rëndësishme për adresimin e çështjeve ndërmjet palëve dhe se angazhimi diplomatik është i domosdoshëm për të garantuar stabilitet dhe integrim.

Sipas tij, marrëdhëniet me qeverinë aktuale ekzistojnë në nivel pune, por që kërkojnë një partner institucional të plotë për të avancuar më tej projektet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës.

You Might Also Like

Darkë lamtumire për Gjeneral Barduanin, Kurti vlerëson kontributin për paqe

Shërbimi Sekret gjen pajisje elektronike në Nju Jork: “Ato po përdoren nga armiku”

Homazhe në nderim të Petrovcit

Policia në Shtime gjen dhe kthen 500 euro të humbura

OEAK diskuton me Guvernatorin Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar

Kosova Times September 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ministrja franceze ka pozuar për kopertinën e Playboy dhe është vënë në qendër të kritikave

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Si nisi hetimi për trafikun e drogës, SPAK: 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro në thasët me pleh kimik
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Kush e dizajnoi kioskën ikonike të qytetit që ndryshoi peisazhin urban në vitet e “80?
Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin që u fut të mbronte nënën gjatë sherrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?