Kurti tha se në listë të Gjakovës janë shumë emra, dhe synojnë të përqafohet suksesi gjithëpërfshirës, duke apeluar për dalje në zgjedhje.

“Ardian Gola ka program për të gjitha moshat, dhe synimi është që për çdo diplomë të kemi një vend pune. Kemi filluar me mësimin dual, do të shtojmë profile të reja, do të mbështesim rininë për të nisur biznese”, tha Albin Kurti, kryetar i VV-së.

“Ju të rinjtë e të rejat e keni mbështetjen tonë, po kërkojmë të bëjmë një liste të dinjitetshme në Gjakove që ecin krah njëri tjetrit”, tha Agon Batusha, kryetar i VV në Gjakovë.

Në këtë tubim u prezantuan disa nga kandidatët e VV për asamblenë komunale të Gjakovës, e cila sipas lëvizjes, ka emra të gjitha fushave dhe moshave të reja.No description available.