Ai i ka ftuar të rinjtë e Gjilanit qe ta votojnë Riadin Rashitin për kryetar, pasi sipas tij ai është më i mirë për këtë qytet dhe të rinjtë e kësaj ane.

“Kosova nuk bëhet më mirë pa e pasur guximin për të ndryshuar, ju jeni brezi qe mund ta bëjë Kosovën më të mirë dhe kemi pritshmëri prej jush. Me Riadin kryetar dhe PDK mbështetjen që do ta kërkojë atë do ta keni. Ne duam që me Riadin, Gjilani të bëhet qytet i studentëve. Riadi është njëri i punës i fjalës njehë realitetin e Gjilanit. Ai është mirë për këtë qytet”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK.

E kandidatit i PDK për kryetar të Gjilanit, Riad Rashit, theksoi se nuk ka platformë më të mirë për gjithsecilin të ri e të re sesa plani qeverisës i partisë që i takon.

“Planifikimi për të rinjtë e Gjilanit do të jetë 1.1 milion euro që i bie se për 4 vitet do të ndahen 4.4 milion euro. Rritja e bursave do të bëhet 1000 euro. Zotimi i dytë do të ketë kurse falas marketing dhe projekte që i shërbejnë”, tha Riad Rashiti, kandidat nga PDK për kryetar të Gjilanit.

Drejtuesit e Partisë Demokratike, thanë se PDK është alternativa e vetme për zgjidhjen e problemeve të banorëve të kësaj komune.